“Jam shqiptare dhe kam të pasme të mëdha”/ Bebe Rexha i shkroi Drake, reperi nuk i ktheu përgjigje

Bebe Rexha ka rrëfyer një episod pikant me reperin Drake, duke zbuluar se dikur i ka dërguar një mesazh privat pasi pa një transmetim viral të formatit “20v1”, ku reperi merrte pjesë në një seri takimesh me disa vajza.
Këngëtarja shqiptare tregoi se, pasi pa transmetimin, vendosi të provonte fatin dhe t’i shkruante vetë Drake në rrjetet sociale.
Mesazhi i saj, sipas Rexhës, ishte mjaft i drejtpërdrejtë:
“Jam vajza e ëndrrave të tua, jam shqiptare, kam të pasme të mëdha dhe kam punët e mia”.
Por përgjigjja që ajo priste nuk erdhi. Bebe tregoi me humor se nuk e di nëse Drake e ka parë ndonjëherë mesazhin apo thjesht ka zgjedhur ta injorojë, pasi reperi nuk e ndjek atë në rrjetet sociale dhe ajo nuk mund të kuptojë nëse mesazhi është hapur.
Gjatë bisedës, Rexha foli edhe për jetën sentimentale të Drake dhe përmendi një prej emrave më të njohur me të cilët ai ka pasur një histori, Rihanna-n.
“Mendoj se për këdo që ka dalë me Rihanna-n, është e pamundur të ngrihet më lart”, tha këngëtarja, duke e cilësuar Rihanna-n si “vajzën më të bukur”.
Rexha tregoi gjithashtu për një tjetër takim me Drake, këtë herë gjatë një ceremonie çmimesh. Ajo tha se e kishte përshëndetur reperin me “Hey Daddy?”, por përgjigjja nuk ishte ajo që priste.
Sipas rrëfimit të saj, një pjesëtar i sigurimit i kërkoi që të mos e quante më Drake në atë mënyrë.
Megjithatë, duket se këto episode nuk e kanë bërë Bebe Rexhën të heqë dorë plotësisht nga ideja për ta njohur më nga afër reperin.
Këngëtarja tha se një mik i përbashkët mund të përpiqej të zbulonte nëse Drake do të ishte i interesuar, duke e shmangur kështu një tjetër situatë të sikletshme përballë tij.
Në fund, moderatorja Angie Martinez e mori me humor gjithë historinë, duke sugjeruar se Rexha mund ta kthente këtë situatë në një këngë. Ajo madje hodhi idenë që dy artistët mund të përfundonin një ditë së bashku edhe në studio.











