Tension te Zogu i Zi, protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre
Eme Murati1 min lexim

Një tjetër formë proteste është zhvilluar sot në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa trafiku në kryeqytet ka qenë në nivele të larta.
Protestuesit kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në akset kryesore të Tiranës.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shmangur bllokimin e nyjës së qarkullimit dhe për të rikthyer lëvizjen normale të automjeteve.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











