Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, moderatorja publikon foto me barkun e rrumbullakosur
Eme Murati1 min lexim

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, prezantuesja e Top Channel, Nevina Shtylla, ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Në pamjet e publikuara, moderatorja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë veror, ndërsa tregon barkun e rrumbullakosur, duke ndarë kështu lajmin me ndjekësit e saj.
Nevina ka folur edhe më herët për jetën sentimentale dhe marrëdhënien me partnerin e saj, por ka zgjedhur që identitetin e tij ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe publikut.
Njoftimi se do të bëhet nënë për herë të parë ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë uruar prezantuesen për këtë etapë të re në jetën e saj.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











