Dita e 105-të/ Protestuesit në shesh, diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë: Dorëheqje e qeverisë
Eme Murati1 min lexim

Protestuesit janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë, në protestën e 105-të kundër qeverisë dhe klasës politike.
Tubimi ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë.
Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit.
Thirrja kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në pankarta dhe në thirrjet e tyre përsëriten mesazhe kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











