Deputetët e PS Braçe, Spiropali, Xhafaj edhe këtë të premte asnjë njoftim për angazhim në ‘Praninë Besnike’
Eme Murati1 min lexim

Sikurse të premten e shkuar në kuadër të “Pranisë Besnike” të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS janë në terren dhe në rrjetet e tyre kanë publikuar vend takimet me qytetarët.
Edhe këtë të premte, në rrjetet sociale Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe nuk kanë publikuar vend takimet.
Ish ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali postimin e saj të fundit e ka këtë premte duke përditësuar foton e profilit të saj në Facebook.
Fatmir Xhafaj si postim të fundit ka foto nga mbledhja e djeshme e komisionit parlamentar që drejton.
Ndërsa senatori socialist Erion Brace ka si postim të fundit në Facebook mosmbledhjen e mbeturinave në Selitë mesditën ë kësaj të premteje.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











