Dea Mishel kundër Iris Luarasit: Kriminele! Dhe urdhër të dhunohen aktivistet në komisariat

Përplasja mes deputetes socialiste Iris Luarasi dhe dy aktivisteve që e ndoqën me celularë në dorë, duke e cilësuar publikisht si “hajdute”, ka marrë një tjetër drejtim pas reagimeve të forta politike dhe publike.
Pas incidentit, deputetet socialiste kanë dënuar sulmin ndaj koleges së tyre dhe kanë kërkuar marrjen e masave ndaj personave të përfshirë në ngjarje.
Në krahun tjetër, influencerja Dea Mishel Hoxha ka reaguar duke mbështetur dy aktivistet. Ajo kundërshton interpretimin se përplasja me Luarasin përbën një rast dhune verbale me bazë gjinore, duke argumentuar se protestueset e kanë kritikuar deputeten për rolin e saj politik.
“Iris Luarasi o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore, ose ndryshe antifeminizmit. Të sulmosh një grua në moral, në parim, në dinjitet, në diçka shumë personale.
Nëse do të ishe ofenduar në këtë mënyrë si feministe, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje Iris, është i një natyre tërësisht tjetër.
Ato vajza që të quajnë ‘vegël qeverie’ dhe ‘hajdute’, nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria ku ti bën pjesë.
Është e turpshme që një njeri të përdore kauzën e ta shtrembëroje sipas vetes”, shprehet Dea Mishel Hoxha në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, një ditë pas incidentit.
Influencerja e ka shoqëruar videon edhe me një mesazh për feminizmin dhe sigurinë e vajzave në Shqipëri.
“Pak leksion per feminizmin dhe per sigurine e vajzave ne Shqiperi. Cdo vajze duhet te reagoje per kete rrembim dhe dhune qe eshte ushtruar dje nga policia! Eshte e frikshme! Mos u beni feministe sa per klikime! Reagoni kur duhet!”, shkruan ajo.
Reagimi i Dea Mishel Hoxhës ka hapur kështu një tjetër debat rreth incidentit, kësaj here mbi kufirin mes protestës politike, akuzave publike dhe përdorimit të kauzës feministe.











