Vijon bllokimi i akseve në Tiranë nga protestuesit, disa prej tyre ulën këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”
Eme Murati1 min lexim

Gjatë ditës së 102-të të tubimit në Tiranë, disa protestues kanë zgjedhur që të bllokojnë disa akse rrugore në kryeqytet.
Ata nisën në fillim në urën e madhe në unazë, duke mos lejuar makinat të kalonin.
Më pas, gjatë marshimit në kryeqytet, protestuesit u ulën këmbëkryq në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit”, duke mos lejuar një autobus linje të ecte.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











