Plagosja e dy personave në Laprakë, policia sekuestron makinën e braktisur të autorëve. Për ngjarjen nuk u njoftuan autoritetet

Dy persona mbetën të plagosur në rrethana të paqarta mbrëmjen e djeshme në zonën e Laprakës.
Policia ka arritur të sekuestrojë një automjet, që dyshohet se është i autorëve të ngjarjes, të cilët mbeten ende në arrati dhe të paidentifikuar.
Për të zbardhur rrethanat e plota pritet të ndihmojë dëshmia e Bledar Dautit (39 vjeç) dhe Dashamir Tahirit (35 vjeç). Të dy janë nën trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
“Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit. Dy persona janë paraqitur në spital me plagë plumbash në këmbë. Nuk kanë lajmëruar policinë, por janë paraqitur direkt në spital.
Janë jashtë rrezikut për jetën, teksa ende nuk janë identifikuar autorët. Është gjetur një automjet i braktisur që dyshohet se i përkiste autorëve. Mjeti është sekuestruar dhe priten rezultatet e hetimeve.
Të plagosurit njiheshin me njëri-tjetrin dhe dëshmia e tyre pritet të hedhë më shumë dritë në lidhje me ngjarjen”











