Pas muajsh aludimesh, Françeska Murati tregon çfarë ndodhi me babain e djalit: Jemi ndarë prej kohësh

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen nga babai i djalit të saj, duke sqaruar edhe raportin që kanë sot.
E ftuar në nje emisionin , Françeska tregoi se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar prej kohësh, pavarësisht se më herët ndarja nuk ishte bërë publike.
Ajo theksoi se mes tyre nuk ka konflikte dhe se të dy vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë, veçanërisht për hir të djalit të tyre. Madje, Françeska e cilësoi ish-partnerin si një prej njerëzve më të afërt në jetën e saj.
“Për të thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç.”
Françeska u ndal edhe te aludimet se ndarja e tyre mund të ketë ardhur pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”. Ajo i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si trillime.
“Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime.”
Sipas saj, raporti me ish-partnerin ka mbetur i ngushtë edhe pas ndarjes.
“Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin.”
Françeska shpjegoi se vendimi për të mos folur më herët për jetën e saj private lidhej edhe me faktin se ish-partneri nuk është personazh publik dhe ajo nuk dëshironte ta përfshinte në ekspozimin mediatik që shoqëroi pjesëmarrjen e saj në reality show.
“Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë.”
Pavarësisht ndarjes, ajo tha se të dy i bashkon një dashuri e madhe për djalin e tyre dhe se marrëdhënia mes tyre ka kaluar nga ajo romantike në një miqësi të fortë, pas viteve që kanë kaluar bashkë.
“Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë.”
Kështu, Françeska bëri të qartë se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e një konflikti apo e pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”, por është një kapitull që ka përfunduar prej kohësh, ndërsa raporti mes tyre vijon në formën e respektit dhe miqësisë.











