Sot 100 ditë tubim, protestuesit paralajmërojnë rrethimin e Kryeministrisë: Shqipëria nuk është në shitje
Eme Murati1 min lexim

Protesta qytetare ka shënuar sot 100 ditë rezistencë.
Ashtu si çdo ditë tjetër, grumbullimi i qytetarëve ka nisur në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar te Kryeministria.
Përveç fjalimeve, protestuesit kanë paralajmëruar se sot do të rrethojnë godinën e Kryeministrisë, ashtu siç ndodhi më 1 shtator.
Nuk dihet ende nëse skenari i tubimit sot do të jetë siç është paralajmëruar, ndërsa protestuesit vazhdojnë me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











