Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit, “arrest në shtëpi” për truprojën që qëlloi me armë dhe “detyrim paraqitje” për Luan Muçën
Eme Murati1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për pesë të arrestuarit të përfshirë në konfliktin mes biznesmenëve në një hotel në qytet.
Për Angjelo Breshanin, i cili dyshohet se është badigardi i përfshirë në ngjarje, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për Luan Muçën gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.
Për tre personat e tjerë të arrestuar, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











