Atifete Jahjaga mahnit me look-un e saj, ish-presidentja “vjedh” vëmendjen në dasmë
Eme Murati1 min lexim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një dasme ku ishte e ftuar.
Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq, i cili i theksonte linjat dhe i jepte një pamje mjaft elegante. Dukjen e saj e kompletonin flokët e stilizuara me onde, grimi glam dhe aksesorët diskretë.

Për përgatitjen e look-ut të ish-presidentes ishte kujdesur grimieri Meriton Bajrami, i cili ndau në rrjetet sociale një fotografi nga mbrëmja, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Glamour në çdo detaj”.

Paraqitja e Jahjagës nuk kaloi pa u vënë re, duke marrë vëmendje për elegancën dhe stilin e saj.

Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











