Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll
Eme Murati1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për situatën me zjarret në Fier dhe Himarë.
Kryeministri thotë se situata është nën kontroll, ndërsa do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë
Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve
Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











