Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim
Eme Murati1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.
Plagosja ka ndodhur në afërsi të unazës së qytetit.
Siç raportohet, i plagosuri, Dhimiter Shaka është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë autori, Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve paraprake, autori dhe i plagosuri janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Shaka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











