Një jetë po vjen, një tjetër u shua/ Juliana Nura përlot me mesazhin nga materniteti për Laurent Krasniqin

Një nga reagimet më prekëse pas ndarjes nga jeta të Laurent Krasniqit ka ardhur nga Juliana Nura, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.
Teksa duket se është në maternitet në pritje të lindjes, Juliana ka ndarë një fotografi nga spitali, duke reflektuar mbi kontrastin e fortë mes ardhjes në jetë dhe humbjes së një njeriu të dashur.
Në dorën e saj shihet shiriti identifikues i spitalit, ndërsa përmes mesazhit të saj ajo ka treguar se, pavarësisht se ndodhet pranë një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së saj, mendimet e saj janë te ceremonia e lamtumirës së Laurentit.
“Dikush sot ma nuk është gjallë e dikush pret me ardhë në jetë një jetë e re. Kështu qenka jeta, as mos u gëzo shumë, as mos u hidhëro shumë… Sot me zemër jam në varrimin e Laurentit”, ka shkruar Juliana.
Fjalët e saj përcjellin një përzierje të fortë emocionesh, teksa në njërën anë është pritja për ardhjen në jetë të fëmijëve të saj dhe në anën tjetër dhimbja për humbjen e Laurent Krasniqit.
Laurent Krasniqit i jepet sot lamtumira e fundit, në orën 17:00, në Llukar të Prishtinës.












