Selin Bollati “arratiset” në det me DJ Gimbo, fotot që tregojnë anën romantike të çiftit

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka zgjedhur ta mbyllë muajin gusht larg zhurmës së përditshme, në shoqërinë e partnerit të saj, DJ Gimbo.
Përmes një postimi në Instagram, Selin ka ndarë një kolazh me fotografi dhe një video nga ditët e tyre në det, duke treguar disa prej momenteve që kanë shijuar së bashku gjatë arratisjes verore.
Në një prej fotografive, balerina shfaqet mbi një varkë, duke shijuar diellin dhe detin, e veshur me bikini me motive në formë zemre. Në një tjetër, ajo pozon me DJ Gimbo, i cili shihet i mbështetur në prehrin e saj, në një moment të afërt mes çiftit.
Selin ka publikuar gjithashtu pamje video nga aventura e tyre në det, ku të dy shijojnë ujërat dhe kohën së bashku.
Krahas postimit, ajo ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër që duket se i referohet ditëve të fundit të verës:
“Fundi i gushtit”, ka shkruar Selin.
Me diell, det dhe momente në çift, Selin duket se i ka dhënë një tjetër ngjyrim fundjavës së fundit të gushtit, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga koha e kaluar me DJ Gimbo.













