Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
Eme Murati1 min lexim

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar pak më parë në jug të vendit, rreth orës 00:40.
Epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Himara, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter në raportimet e para.
Thellësia është regjistruar 5 kilometra.
Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete rreth Himarës.
Deri tani nuk raportohet për dëme.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











