Krim brenda familjes në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës, detajet
Eme Murati1 min lexim

Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë.
Mësohet se Esma Meço, 44-vjeçe është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, Bujar Meço, 53-vjeçar pas një sherri banal.
Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur. Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Bujar Meço, 53-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.
Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











