Vrasja e turistit në Ksamil/ Detaje nga gjetja e thikës që përdori Sokrat Vata, ja ku ishte hedhur mjeti prerës
Eme Murati1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar nga gjetja e thikës së vrasjes së 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes.
Thika është gjetur në krahun e majtë e hedhur në ferra në një rrugë rurale periferike të Ksamilit. Sipas burimeve, aty ka qenë pika e fundit që DJ i lokalit “Principote” ka lënë Sokrat Vatën.
Pasi ka dalë nga makina, Vata ka hedhur thikën në ferra dhe është larguar me vrap.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











