Arratiset nga burgu i Reçit Petrit Ndoci, nuk kthehet më pas përfundimit të lejes, letra që la për familjarët: Po largohem…
Eme Murati1 min lexim

Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.
Siç raportohet, Ndoci duhej të kthehej sot në orën 12:30 në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është paraqitur.
Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Petrit Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, ku shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.”
Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











