Zjarri përfshinë edhe Dukatin, banorët pikasin vatrat dhe kërkojnë ndihmë nga autoritetet
Eme Murati1 min lexim

Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat. Zjarri është pikasur nga disa banorë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Ndërsa edhe vetë disa banorë janë nisur drejt zonës. Zjarri po zgjerohet, ndërsa zona është e mbushur me shkurre.
Po ashtu, edhe zjarrfikësja është nisur, por është e pamundur të ndërhyhet me automjete për shkak të terrenit të vështirë.
Kujtojmë se fshati Dukat është në afërsi të Parkut të Llogarasë dhe zjarrfikësit, por edhe emergjencat, qëndrojnë në gatishmëri.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











