U konfliktuan për shkaqe banale/ Plagoset me thikë një 45-vjeçar në Delvinë, Policia shoqëron autorin
Eme Murati1 min lexim

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Delvinë.
Siç raportohet plagosuri është Xhike Hita, rreth 45 vjeç, i cili është goditur me një mjet prerës.
Pas plagosjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. 45-vjeçari Xhike Hita ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lekan Tozo është autori i ngjarjes dhe është shoqëruar nga policia. Sherri dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











