Tragjedia në Durrës, dalin fotot e çiftit të sapomartuar që humbën jetën; 26-vjeçarja shtetase italiane

Mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni.

Çifti i martuar po ktheheshin nga një lokal nate
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:22 të kësaj të mërkure, në rrugën dytësore në Manzë të Durrësit.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.
Mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni që rezultoi fatale.

Çifti Kleo Vrioni, 25 vjeç dhe Sara Brugentelli, 26 vjeçe
Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni
Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.












