
Hayden Panettiere kishte publikuar postimin e saj të fundit në Instagram vetëm pak javë para vdekjes së papritur në moshën 36-vjeçare.
Më 27 korrik, aktorja ndau një fotografi bardh e zi me fotografin dhe mikun e saj Randall Slavin. Në imazh, Panettiere shfaqej e buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa Slavin e mbante pranë vetes.
Ajo e shoqëroi fotografinë me një mesazh të shkurtër: “Kohë të mira dhe miq të mirë”.
Pas lajmit për vdekjen e saj, postimi mori një tjetër kuptim dhe u mbush me komente prekëse nga fansat dhe miqtë e aktores.
Slavin, mik i afërt i Panettiere, e ripostoi fotografinë pas lajmit tragjik, duke shkruar: “Paqja qoftë me ty, H”.
Edhe aktorja Selma Blair reagoi në postimin e fundit të Panettiere me komente emocionale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.
Panettiere ishte e njohur veçanërisht për rolet si Claire Bennet në serialin “Heroes” dhe Juliette Barnes në “Nashville”.
Përfaqësuesi i saj e përshkroi aktoren si “një dritë të jashtëzakonshme” që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim njerëzve që e njihnin. Shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë ende i ditur.
Vdekja e saj erdhi vetëm disa muaj pasi Panettiere publikoi kujtimet “This Is Me: A Reckoning”, ku foli hapur për jetën si yll fëmijë, varësinë, depresionin pas lindjes, marrëdhëniet abuzive dhe humbjen e vëllait të saj, Jansen. Ajo la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya.



