Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik
Eme Murati1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar në ulevardin ‘E Ri’ në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.
Siç raportohet, një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i monopatinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve.
Bulevardi ka qenë më herët me një kalim, ndërsa së fundmi është përshtatur me dy korsi për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur trafikun në këtë aks të qytetit.
Pritet informacion i mëtejshëm nga Policia lidhur me gjendjen e të plagosurit dhe rrethanat e aksidentit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











