Fjolla Morina del në një konkluzion pas historive të dështuara: Jeta nuk është vetëm burrë

Këngëtarja Fjolla Morina ka zgjedhur të flasë më hapur për jetën e saj personale dhe rrugëtimin profesional, duke treguar se vitet e fundit ka preferuar të qëndrojë më larg vëmendjes mediatike. Pas disa përvojave personale, ajo thotë se ka ndryshuar mënyrën se si e sheh dashurinë dhe marrëdhëniet, duke vendosur të përqendrohet te vetja dhe familja.
“Kam ardhur në një përfundim që duhet të shikosh vetëm veten tënde më së pari, sepse jeta nuk është vetëm burrë. Jam e përmbushur me fëmijët, po ndihem mirë dhe kjo ka rëndësi”, është shprehur Morina.
Këngëtarja ka rrëfyer se tani ndihet e plotësuar nga dashuria që merr prej fëmijëve dhe familjes, duke mos e konsideruar më një lidhje sentimentale si kusht për lumturinë e saj.
“Kam vendosur të jem vetë, e me përmbushje me dashuri nga familja, fëmijët, dhe jo të fus më dikë në jetën time”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, Morina ka mbajtur një profil më të ulët edhe në muzikë. Prej një periudhe ajo nuk ka sjellë projekte të reja, duke u distancuar disi nga aktiviteti artistik dhe duke i dhënë më shumë hapësirë jetës së saj personale











