Aksident në aksin Çermë-Divjakë, 82-vjeçari humb kontrollin e automjetit, ndërron jetë në spital
Eme Murati1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, me pasojë në jetë njerëzish.
Hyqmet Dervishi, 82 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, ai është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











