Zjarri i riaktivizuar në Drenie të Patosit, ndërhyhet edhe nga ajri me dy avionë “Air Tractor”
Eme Murati1 min lexim

Dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për shuarjen e zjarrit në Drenie, në Bashkinë Patos, pas riaktivizimit të një vatre në thellësi të masivit pyjor.
Avionët po mbështesin forcat operacionale që po ndërhyjnë nga toka për izolimin e flakëve në një terren të largët dhe të thyer, që e bën të vështirë operimin në terren.
Operacioni po vijon në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











