“Shqipëria s’ka pretendime ndaj territorit serb”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak tolerante
Eme Murati1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së fundit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, lidhur me lumin Ibër dhe çështjen e Kosovës, duke e zhvendosur debatin nga hidrologjia te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe statusi i Kosovës.
Në një reagim të gjatë, Rama ironizon deklaratat e palës serbe, duke thënë se debati për lumin Ibër përfundoi duke kaluar nga hidrologjia te e drejta ndërkombëtare, “Shqipëria e Madhe” dhe pretendimet historike të Serbisë.
“Edhe pse prisja një përgjigje për Ibërin, në njëfarë mënyre udhëtuam nga hidrologjia te e drejta ndërkombëtare, bëmë ndalesën e detyrueshme te ‘Shqipëria e Madhe’, kaluam përmes ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe në fund mbërritëm te muzeu i njohur i ankthit historik serb”, shkruan Rama.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











