Varrimi i nënës së Ardian Çapjas, ende pa përgjigje për lejen e të dënuarit me burgim të përjetshëm
Eme Murati1 min lexim

Ndërsa në orën 14:00 është caktuar çasti i lamtumirës së nënës së Ardian Çapjas, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka aprovuar ende lejen për të dënuarin e përjetshëm, i cili është në sigurinë e lartë.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit që, veç autokolonës së forcave speciale, të ketë mbështetje për të siguruar të burgosurin, por ende nuk ka një vendim, as pranim, as refuzim.
Raportohet se familja e Çapjas ka dorëzuar herët në mëngjes shkresat që vërtetojnë ceremoninë mortore.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











