Aksident në Sarandë/ Gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar
Eme Murati1 min lexim

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 në Sarandë, në rrugën “Ismail Qemali”.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar 6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











