Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, raportohet për dëme të mëdha materiale
Eme Murati1 min lexim

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.
Siç raporton, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











