Zjarri në Rriban të Mallakastrës merr përmasa të mëdha/ Flakët përfshijnë kurorat e pishave, nis ndërhyrja nga ajri
Eme Murati1 min lexim

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur drejt fshatit Rriban në Mallakastër, ku një zjarr i përmasave të mëdha vijon prej orëve të mëngjesit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa situata mbetet problematike pasi zjarri po afrohet drejt banesave. Forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me flakët për të bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe banesat duke ndërhyr edhe nga ajri me helikopter.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











