Nuk u përmbushën afatet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare
Eme Murati1 min lexim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.
Konfirmohet nisja e procedurave të anulimit, teksa pohohet se shkak është bërë mospërmbushja e kontratës për respektimin e afateve për ndërtimin e aeroportit.
Kujtojmë se më herët, pas përplasjes mes kompanive kontraktuese për ndërtimin e aeroportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha ultimatum për përfundimin e punimeve dhe tejkalimin e vonesave, duke paralajmëruar anulimin në rast të kundërt si dhe gjoba drejt kompanive.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











