Aksident i rëndë në Ksamil, humb jetën 20 vjeçari!
Eme Murati1 min lexim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e së hënës në Ksamil, në vendin e njohur si “Pema e Thatë”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, u plagos rëndë gjatë aksidentit.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të saj
Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje mbi dinamikën e ngjarjes.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











