Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Gurshpatë të Librazhdit.
Eme Murati1 min lexim

Dhjetëra forca zjarrfikëse të angazhuara për vënien nën kontroll të flakëve. Terreni i vështirë malor vështirëson punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit.
Siç raportohet, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët.
Zona e Elbasanit ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me rrezik të lartë për zjarre nisur nga temperaturat shumë të larta të fundjavës.



