
Këngëtari Luiz Ejlli do të rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv, të cilin e cilëson si një ëndërr të realizuar. Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” konfirmoi se emisioni do të transmetohet një herë në javë, çdo të premte në mbrëmje.
Lajmin e bëri të ditur vetë Luiz Ejlli gjatë një interviste, ku u pyet për angazhimin e tij të ri televiziv.
“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë”, u shpreh këngëtari.
Me këtë deklaratë, Luiz Ejlli konfirmoi zyrtarisht rikthimin në ekran, pas një periudhe të fokusuar në karrierën muzikore dhe jetën familjare.
Megjithëse nuk ka zbuluar ende detaje mbi formatin, përmbajtjen apo datën e saktë të nisjes së emisionit, deklarata e tij ka ngjallur interes te publiku, i cili prej kohësh priste rikthimin e tij në televizion.



