Një kapitull i ri për Brikenën dhe Mateon, çifti publikon foto nga pushimet romantike në Turqi
Eme Murati1 min lexim

Brikena dhe Mateo kanë zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë pushimesh verore së bashku, duke ndarë me ndjekësit momentet e para nga arratisja e tyre.
Dyshimet se çifti ndodhej në të njëjtin destinacion nisën pasi të dy publikuan fotografi nga i njëjti vend, një detaj që u vu re shpejt nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Më pas, Brikena dhe Mateo konfirmuan pushimet e përbashkëta përmes një fotografie ku shfaqen pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur dhe duke shijuar momentet e relaksit.
Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në vëmendje të publikut dhe mediave, ndërsa gjatë kohës kanë kaluar edhe momente me ulje e ngritje.
Tashmë dyshja duket se po shijon një tjetër kapitull së bashku, larg angazhimeve të përditshme.


Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











