U kap me një vajzë tjetër, Sara Hoxha “thumbon” Erik Fullanin!
Eme Murati1 min lexim

Sara Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale pas videos që qarkulloi ditët e fundit, ku ish-partneri i saj, Erik Fullani, pretendohet se shihet në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve.
Përmes një InstaStory, influencerja publikoi një mesazh reflektues që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një reagim ndaj videos.
“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur. Mendoj se ky është kujtesa jote për të lënë pas atë që nuk ka qenë kurrë përgjegjësia jote ta rregullosh, ta kontrollosh apo ta mbash”, shkruhet në postimin e saj.
Mesazhi është publikuar vetëm pak ditë pasi pamjet me Erik Fullanin u përhapën në media dhe rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta mbi jetën e tij private.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











