Pas dorëheqjes nga posti i sekretares së PD-së, Jola Hysaj emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Eme Murati1 min lexim

Jola Hysaj është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Hysaj më herët ka mbajtur postin e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, nga ku u largua në mars të këtij viti.
Në kohën e largimit nga PD, ajo njoftoi dorëheqjen nga funksioni partiak dhe nga anëtarësia në forcën politike, duke shpjeguar se vendimi lidhej me zhvillimet e brendshme dhe mënyrën e funksionimit të strukturave drejtuese në PD.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











