Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari/ I riu i nënshtrohet operacionit, vëllai i tij: S’e di si ka ndodhur
Eme Murati1 min lexim

Sipas informacioneve paraprake, Veron Pasha është qëlluar në kofshë dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit nga vëllai i tij, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Për shkak se ndodhet në sallën e operacionit, 22-vjeçari nuk ka mundur të japë ende dëshminë e tij për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, vëllai i tij është shprehur se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur dhe si ka mbetur i plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe sqarimin e motiveve të plagosjes, të cilat mbeten ende të paqarta.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











