Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, vendos gardh metalik te kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit”
Eme Murati1 min lexim

Si pjesë e masave për protestën që është parashikuar të mbahet sot para Kuvendit, siç raportohet, policia ka vendosur një gardh metalik te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.
Asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë.
Kjo pasi protesta e fundit e zhvendosur para Kuvendit u shoqërua me tensione, ku disa nga protestuesit goditën me vezë dhe sende të tjera deputetët dhe makinat e tyre.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











