Flakët rrezikuan të përhapen drejt dy fshatrave, shuhet zjarri në Odrie të Gjirokastrës
Eme Murati1 min lexim

Zjarri i rënë në Njësinë Administrative Odrie, u vendos plotësisht nën kontroll.
Flakët u shuan, duke mos lejuar përhapjen e flakëve dhe rrezikimin e fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, ndërsa dëme të tjera nuk pati.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











