Dita e 50-të para Kryeministrisë/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, paralajmërojnë tubim para Kuvendit
Eme Murati1 min lexim

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 50-të e protestës.
Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’ siç do ditë tjetër, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet.
“Në datë 23 korrik është protesta paradite. T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë”, u shpreh një protestues.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











