U ekzekutua me armë para derës së shtëpisë në Vorë, publikohet fotoja e Edmond Sulës. 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash
Eme Murati1 min lexim

Eshte siguruar foton e Edmond Sulës, i njohur me emrin Ali Sula, i cili u vra me armë zjarri në banesën e tij më datë 12 korrik në Vorë.
50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi. Mësohet se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb.
Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











