Mendohet se u rrëzua gjatë ngjitjes së shkëmbinjve pranë Urës së Vashës, dyshohet për një viktimë në Klos, vijojnë kërkimet
Eme Murati1 min lexim

Një person dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte duke bërë ngjitje në shkëmbinj pranë Urës së Vashës, në aksin e Rrugës së Arbrit, në zonën e Klosit.
Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa dyshohet se personi ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë ende kërkimet.
Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia pas përfundimit të operacionit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











