42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”: Shqipëria kërkon revolucion
Eme Murati1 min lexim

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, teksa më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ndër kërkesat e tyre është edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i të gjithë klasës së vjetër politike.
Sot është thirru protestë kombëtare, e njoftuar edhe një ditë më parë në tubim.
Protestuesit si zakonisht, pas fjalimeve e thirrjeve, pritet të nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











