Live/ 38 ditë protestë në Tiranë, tubuesit ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg
Eme Murati1 min lexim

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet.
Si çdo ditë grumbullimi i protestuesve ka nisur në sheshin Skëndërbej, e mandej tubuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe thirrje me megafon, ata kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike.
Edhe këtë të martë dëgjoheshin thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











