“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja”/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat
Eme Murati1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku denoncon atë që e cilëson si një rrjet të organizuar profilesh të rreme që shpërndajnë komente fyese dhe gjuhë urrejtjeje në internet.
Kreu i qeverisë shprehet se së shpejti do të publikojë edhe prova për origjinën e këtyre llogarive.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











