“Të qëndrojmë të bashkuar”, 37 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve te Kryeministria
Eme Murati1 min lexim

Qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.
Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.
E sikundër çdo natë, pas disa orës para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura aty, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











